Foto nga VCG
Nga atraksionet turistike plot e përplot deri te biletat e shitura të koncerteve, tregu kulturor dhe turistik në Kinë po gumëzhin këtë verë. Kjo rritje e kërkesës ka sjellë optimizëm në tregun e konsumit.
Akademia e Turizmit në Kinë parashikon se këtë verë do të jetë tregu më i ngarkuar i udhëtimeve në pesë vitet e fundit, me rreth 1.8 miliardë udhëtime vetëm brenda Kinës nga qershori në gusht. Sipas parashikimeve pritet që këto shifra të sjellin 1.2 trilion juanë (160 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga turizmi vendas.
Foto nga VCG
Ndikimi i artistëve të njohur në industrinë e turizmit është i pamohueshëm. Për shembull, koncertet katërditore të kantautorit kinez Jay Chou në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës Jugore, rezultuan me një kapërcim të të ardhurave vendore nga turizmi që arritën në 980 milionë juanë. Në mënyrë të ngjashme, koncerti i grupit popullor të djemve TFBOYS në Xi'an, kryeqendrën e provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, gjeneroi drejtpërdrejt 416 milionë juanë të ardhura nga turizmi lokal.
Edhe tregu i filmave këtë verë ka provuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke thyer rekorde dhe tejkaluar 17.8 miliardë juanë në shitje biletash. Trendi pritet të vazhdojë deri në fund të stinës, ku cilësia e filmave është mjaft e vlerësuar. Por ndikimi i kësaj kërkese në rritje shkon përtej shitjes së biletave. Transporti, akomodimi në hotel dhe konsumi i ushqimit kanë përjetuar gjithashtu një rritje.
Foto nga VCG
Sipas të dhënave nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave të Kinës, vëllimi i transportit komercial të pasagjerëve është rritur me 47 për qind në muajin korrik, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat nga ushqimi janë rritur me 15.8 për qind. Ky vit ka parë gjithashtu një kërkesë të lartë për shumë atraksione turistike të njohura, veçanërisht muzetë. Për të përballuar fluksin e vizitorëve, disa muze kanë zgjatur oraret e tyre të funksionimit, me disa që ofrojnë edhe hapje natën apo 24 orë.
Foto nga VCG
Shitjet me pakicë të shërbimeve janë shtuar ndjeshëm, me një rritje prej 20.3 për qind nga viti në vit nga janari në korrik, treguan të dhënat e Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës. Kjo normë rritjeje tejkalon atë të shitjeve të mallrave me pakicë.
Ndërkohë shumë qeverisje vendore kanë zbatuar masa favorizuese për të kontribuar në vitalitetin e tregjeve të kulturës dhe turizmit, duke filluar nga shpërndarja e kuponëve të konsumit e deri te zbritjet në biletat e filmit. Në një konferencë shtypi së fundmi, zëdhënësi i Drejtorisë Kombëtare e Statistikave të Kinës Fu Linghui shprehu optimizëm rreth entuziazmit të vazhdueshëm për udhëtimet verore dhe aktivitetet kulturore, duke cituar të dhëna që tregojnë se konsumi i turizmit do të vazhdojë të rimëkëmbet pas pandemisë. (Çang Çuo)