Foto nga VCG
Shitjet e automjeteve të përdorura në Kinë u rritën me 14.54 për qind në bazë vjetore në shtatë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Shoqata e Tregtarëve të Automobilave në Kinë.
Më shumë se 10.34 milionë automjete të përdorura janë shitur në vend gjatë kësaj periudhe, me një vlerë totale transaksioni prej 654.69 miliardë juanë (rreth 90.83 miliardë dollarë amerikanë), sipas shoqatës, citon “Xinhua”.
Vetëm në korrik, shitjet e automjeteve të përdorura në Kinë u rritën me 8.93 për qind në bazë vjetore në 1.57 milionë njësi, me një vlerë totale transaksioni prej rreth 102.96 miliardë juanë.
Shoqata ia atribuoi rritjen entuziazmit në rritje të njerëzve për turizmin gjatë verës së këtij viti, pasi epidemia e Covid-19 preku udhëtimet për tre vitet e mëparshme.
Kërkesa për makina të para dhe zëvendësuese është rritur, gjë që është e favorshme për rimëkëmbjen e tregut të makinave të përdorura, vuri në dukje shoqata. (Elona)