Foto nga MPJ
Vendet e ASEAN-it duhet të jenë të kujdesshme ndaj forcave të jashtme që provokojnë antagonizëm në rajon për të nxitur mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe minuar paqen e stabilitetin e fituar me vështirësi, tha të shtunën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Wang, gjithashtu një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri komentet gjatë takimit me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm tajlandez Don Pramudwinai në Pekin.
Wang vuri në dukje se SHBA-ja ka intensifikuar "strategjinë Indo-Paqësor" shumë të shënjestruar dhe së fundmi ka bashkuar qarqet trepalëshe të sigurisë me Britaninë, Australinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, përkatësisht, në një përpjekje për të ruajtur pozicionin e saj hegjemonik, gjë që do të sfidojë dhe ndikojë në arkitekturën e bashkëpunimit rajonal të fokusuar në ASEAN dhe minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.
Kina është e gatshme të punojë me vendet e ASEAN-it për të nxitur konsultimet mbi një Kod Sjelljeje në Detin e Kinës Jugore dhe të përpiqet për një përfundim sa më shpejtë të rregullave rajonale efektive dhe thelbësore për ta shndërruar Detin e Kinës Jugore në një det paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi, tha ai.
Për sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve me Tajlandën, Wang tha se Kina nuk ndikohet nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare dhe as nga rrethanat e brendshme të Tajlandës, duke shtuar se beson që Tajlanda do të ruajë stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Tajlandën në fusha të ndryshme, tha Wang, duke u kërkuar të dyja palëve të përshpejtojnë ndërtimin e linjave lidhëse mes hekurudhës Kinë-Tajlandë dhe asaj Kinë-Laos-Tajlandë si dhe goditjen së bashku të krimeve e transaksioneve transnacionale, siç janë mashtrimet në telekomunikacion etj.
Kina do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri ndërtimin e komunitetit ASEAN, qendrën e saj si dhe krijimin e përbashkët një të qendre të rritjes ekonomike, në mënyrë që të injektojë një shtysë të re në integrimin ekonomik rajonal, tha ai.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm tajlandez Don vlerësoi lart raportet Tajlandë-Kinë, duke thënë se marrëdhëniet e forta dypalëshe kanë sjellë përfitime të mëdha për të dy popujt. Ai shtoi se pavarësisht pasigurive në rritje në situatën ndërkombëtare dhe rajonale, Tajlanda dëshiron të forcojë dialogun dhe shkëmbimet me Kinën, të thellojë bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme, të promovojë lidhjen hekurudhore Kinë-Laos-Tajlandë dhe të arrijë zhvillim të përbashkët.
Don shprehu gjithashtu kundërshtimin e fortë ndaj atyre që i shumëzojnë të tjerët me zero dhe nxisin konfrontimin në kampe, duke thënë se Tajlanda mirëpret Iniciativën e Zhvillimit Global, Iniciativën e Sigurisë Globale dhe Iniciativën e Qytetërimit Global të propozuar nga Kina, të cilat ai tha se "vendosën një shembull për botën". (Çang Çuo)