Artisti Benjamin Ajrullahi me emrin e arit Benny Bee, e ka nisur muzikën shumë herët. Që në moshë të vogël ai ka luajtur në violinçel dhe më pas ka qenë prezent në orkestra të ndryshme si dhe në orkestrën e filarmonisë në Maqedoninë e Veriut, si violiçenlisti i parë shqiptar i saj. I rritur në një familje artististësh Benny Bee është rritur me dashurinë për muzikën, e cila është kthyer në profesion, që sot është një artist i kompletuar, këngëtar, autor dhe producent. Gjatë periudhës së studimeve ai e ndërpreu pak këngën, për t’u rikthyer tashmë e për të mos u ndalur më. Në intervistë për Radio Ejani ai tregon se nga i buron kjo dashuri për muzikën, për projektet e reja muzikore, si dhe për planet në të ardhmen.
CMG: Të të drejtohem me shkurtimin e emrit Benny apo me Benjamin?
Benny Bee: Mund të më drejtohesh me Beni pasi Benny Bee kam emrin tim artistik dhe Beni më thërrasin të gjithë. Beni ecën vetë! (Qesh)
CMG: Ti këto kohë ke sjellë dy materiale muzikore. Na trego për këto bashkëpunime
Benny Bee: Kam sjellë disa materiale muzikore, njëra është me videoklip dhe tjetra është në spotify, të producentit që kemi bërë disa covera bashkë. Së fundi kam bërë një bashkëpunim me një këngëtar nga Shkupi që quhet Amar . Ai është reper dhe projekti ka dalë shumë mirë. Kënga është mirëpritur nga publiku dhe deri tani ka ecur shumë. Kam edhe bashkëpunime të tjera me Amarin që do i publikoj këtë vit. Çdo dy javë do vij një projekt nga unë, qoftë video apo edhe audio.
CMG: Një tjetër këngë e re që ke publikuar 3 muaj më parë, mban titullin "Boll mo" . Flasim për fabulën e saj dhe kujt i dedikohet kjo këngë?
Benny Bee: Kjo këngë është publikuar para katër viteve, por e kanë hequr nga kanali i youtube pa dijeninë time. Ajo ka pasur shumë sukses në atë kohë. Kam pasur fatin që e kisha të ruajtur materialin në një kompjuter tjetër dhe e kam rihedhur tani në faqen time në youtube. Nuk ja kam dedikuar dikujt, por është thjesht një këngë që ka ardhur pak këndim e pak rrep. Është diçka ndryshe nga unë pasi publiku nuk më njeh si reper, por si këngëtar. Po kam bërë diçka eksperimentale gjatë këtij projekti.
CMG: Ti je producent, por edhe menaxher i 3 DJ-ve në Gjermani. Si është puna e producentit dhe si është të manxhosh artistë të huaj?
Benny Bee: Po jam producent, tekstshkrues dhe menaxher për artistët e huaj shumë të njohur në Gjermani, njëri prej tyre është Marco Tolo. Edhe ai gjithashtu është artist producent në Sonny Music, kemi bashkëpunuar për artistë internacionalë e shumë të tjerë. Puna si producent, por edhe si artist e si menaxher nuk është e lehtë, por e menaxhoj se kjo është ajo që dua nga jeta, kam qejf ta bëj gjithmonë me qejf e pa lodhje.
CMG: Ti ke kënduar që në moshë të vogël, flasim për fillimet dhe orientimin tënd drejt muzikës
Benny Bee: Me muzikë kam filluar të merrem që në moshë të vogël, kur isha 7 vjeç dhe kam filluar me instrumentin tim të parë që ka qenë violinçeli. Më vonë e kam studiuar atë instrument, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë . Në fillimet e mia kam qenë në orkestra dhe në Filarmoninë e Maqedonisë, ku kam marrë pjesë si violinçelisti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut e më pas kam filluar të këndoj. Dua të theksoj se e gjithë familja ime merret me muzikë. Babai im është marrë më muzikë që i vogël, si dhe ka qenë edhe arsimtar i muzikës, por tashmë është në pension. Babai ka qenë gjithashtu edhe Ministër i Kulturës në Maqedoni. Për këtë arsye unë jam rritur me ritmin e muzikës dhe për këtë arsye është gjëja e vetme që e bëj me shumë kënaqësi.
CMG: Ti ke realizuar disa covera të njohura, të cilat i ke sjellë në një tjetër version dhe i shkojnë shumë vokalit tënd...
Benny Bee: Po kam realizuar shumë covera në bashkëpunim me një producent tjetër nga Tetova ku emri i tij artistik është Lenox. E kemi bashkë një studio në Prishtinë ku prej tre vitesh po punojmë shumë dhe coverat që kemi realizuar bashkë po dëgjohen anembanë. Lenox ka qenë g jithashtu edhe producenti i këngës së fundit që kemi me një tjetër artist me Amarin .
CMG: Për ty është më kënaqësi për të menaxhuar punën e artistëve, për të realizuar materiale muzikore për ta, apo ndjehesh më mirë kur këndon para publikut?
Benny Bee: Kënaqësia është e njëjtë si të punosh për veten ashtu edhe për artistë të tjerë. Është një ndjesi shumë e mirë se si krijohet një këngë.
CMG: Cili ka qenë bashkëpunimi më i mirë për ty?
Benny Bee: Bashkëpunimi im më i mirë ka qenë me Lenoxin me disa covera që i kam bërë më herët bashkë me Rob Dedin. Ka qenë i njohur më parë dhe tani do ta riaktivizoj si artist. Me të kemi punuar që në vitin 2014 tek Zzap & Chris,por kemj bashkëpunuar dhe me Mozzik, Kidën, Getinjon, etj. Kemi kaluar shumë mirë në atë kohë, por tani jemi shpërndarë të gjithë.
CMG: Cilat janë planet e tua në vazhdim?
Benny Bee: Planet e mia janë që të mos ndalem në muzikë, të vazhdoj sa më shumë projekte, të cilat shpresoj se do t’i pëlqejë publiku. Fatkeqësisht nuk kam qenë shumë aktiv kohët e fundit, për shkak të studimeve që kam kryer jashtë vendit për Sound Inxhinier dhe Producent , për këtë arsye nuk ka pasur aq shumë kohë që të merrem me muzikë dhe me projektet e mia. Por tani e tutje jam shumë i koncentruar për të bërë projektet e mia dhe për të publikuar sa më shumë këngë, dhe do jem shumë aktiv si dhe shpresoj se publikut do i pëlqejnë të gjitha projektet që do publikohen.
CMG: Ku do të të shohim pas një dekade?
Benny Bee: Pas një dekade?! Nuk e di! Të jem aty ku kam ëndërruar gjithmonë, të jem në majat e karrierës time muzikore, po ashtu edhe si producent e si tekstshkrues edhe si kantautor e si artist, të jem në majën e suksesit, aty ku e kam ëndërruar gjithmonë. Ka ende shumë punë, po ka ende shumë kohë për t’u bërë të gjitha.
CMG: Çfarë do thoje për dëgjuesit e Radio Ejani?
Benny Bee: Për dëgjuesit e radio Ejanj, do i sygjeroja që ta dëgjonin sa në shumë këtë radio kaq të mirë dhe programin “Muzika shqip” ta dëgjoni sa më shumë dhe të kënaqeni me muzikën që tranametojnë. Shpresoj që ajo muzikë që transmetohet në Radio, t'ju a bëj ditën më të mirë.
Intervistoi: Sava Lena