Foto nga VCG
Në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve 2023 (CIFTIS), i planifikuar të zhvillohet në Pekin nga 2 deri më 6 shtator, pritet të marrin pjesë 219 institucione financiare dhe biznese.
Nga 219 pjesëmarrësit, 99 do të marrin pjesë fizikisht, duke përfshirë 47 institucione të huaja, u bë e ditur në një konferencë shtypi, cituar nga “Xinhua”.
Si një nga nëntë seksionet e CIFTIS, Seksioni i Shërbimeve Financiare, që përfshin ekspozita dhe forume, midis aktiviteteve të tjera, do të shfaqë arritjet e Kinës në mbështetjen e ekonomisë reale me shërbime financiare dhe në promovimin e tregtisë ndërkufitare.
Edicioni i sivjetshëm i CIFTIS, një nga panairet më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në botë për tregtinë e shërbimeve, do të mbahet në Qendrën Kombëtare të Konventave të Kinës dhe Parkun Shougang, duke mbuluar një sipërfaqe ekspozite prej 155.000 metrash katrorë. (Elona)