Më 19 gusht sipas orës lokale, nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Afrikës së Jugut Hon. Lechesa Tsenoli u takua me Shen Haixiong, zëvendësdrejtor i Departamentit të Propagandës së Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe delegacionin e tij në Cape Town. Tsenoli përshëndeti marrëveshjen e bashkëpunimit mes CMG-së dhe platformës jugafrikane MIH, më e madhja satelitore. Tsenoli theksoi se të gjitha sferat e jetës në Afrikën e Jugut presin me padurim vizitën e Presidentit Xi Jinping, duke besuar se të dy vendet që kanë marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore, me siguri do të korrin rezultate bashkëpunimi në më shumë fusha dhe do të promovojnë zhvillimin e rendit ndërkombëtar në drejtim më të drejtë dhe më të arsyeshëm.
Në të njëjtën ditë CMG-ja dhe platforma MIH arritën një marrëveshje bashkëpunimi në Cape Town. Li Ting, anëtar i bordit redaktues të CMG-së dhe CEO-ja e biznesit mediatik të Grupit MIH, nënshkruan dhe shkëmbyen dokumentet e bashkëpunimit në emër të dy palëve.
Gjatë takimit me Tsenolin, Shen Haixiong tha se këtë vit shënohet 25-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Afrikës së Jugut dhe 10-vjetori i nismës “Një brez, një rrugë”. Nën udhëheqjen e dy krerëve të shteteve, gjerësia dhe thellësia e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve janë të paprecedentë. CMG-ja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare të Afrikës së Jugut, të nxisë miqësinë midis popujve të dy vendeve dhe të japë kontributin e saj për ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të një niveli të lartë Kinë-Afrikë e Jugut.
Gjatë takimit Shen Haixiong tha gjithashtu se me rastin e pjesëmarrjes së presidentit Xi Jinping në Samitin e 15-të të BRICS-it dhe vizitës shtetërore në Afrikën e Jugut, shpresohet që të dy palët ta përdorin këtë raport si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e informacionit, dokumentarëve dhe mediave të reja. Ky bashkëpunim do të luajë një rol më të madh për të nxitur shkëmbimet e bashkëpunimin Kinë-Afrikë e Jugut në fushën e shkencave humane dhe ndërtimin e një bashkësie më të ngushtë me të ardhme të përbashkët mes dy vendeve.
CEO-ja biznesit mediatik të Grupit MIH u shpreh se platforma që ai drejton i kushton rëndësi të madhe marrëdhënies miqësore dhe bashkëpunuese afatgjatë me CMG-në. Programet e shkëlqyera filmike dhe televizive të prodhuara nga CMG-ja u transmetuan në Afrikë dhe përgjigja ishte entuziaste, duke lejuar audiencën jugafrikane të ndjente me të vërtetë ndryshimet e mëdha në Kinë në epokën e re. Grupi MIH është i gatshëm të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin praktik me CMG-në, të gjejë më shumë hapësirë në internet dhe fusha të tjera dhe të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin me cilësi të lartë midis dy palëve.