Universitetet kineze shfaqen fuqishëm në renditjen globale
2023-08-20 12:37:26

Foto nga VCG

Në Renditjen Akademike 2023 të Universiteteve Botërore (ARWU), e publikuar nga “Shanghai Ranking Consultancy”, dy universitete kineze, Universiteti Qendror Jugor nga provinca Hunan dhe Universiteti Nanjing nga provinca Jiangsu, bënë paraqitjen e tyre të parë në top 100, duke u renditur respektivisht në vendin e 95-të dhe të 96-të.

Gjithsej 35 universitete kineze hyjnë në top 1000 për herë të parë në renditjen akademike të universiteteve botërore, shkruan “China Daily”.

Foto nga VCG

Ky vit shënon gjithashtu herën e parë që universitetet nga Kina kontinentale dominojnë listën, me 191 institucione që hyjnë në top 1000, duke tejkaluar universitetet nga Shtetet e Bashkuara me 187 paraqitje.

SHBA-ja ruan avantazhin e saj në top 100, me 38 universitete, e ndjekur nga Kina kontinentale me 10 hyrje, Mbretëria e Bashkuar me 8 dhe Australia me 6.

Universiteti i Harvardit kryeson listën e renditjes për vitin e 21-të, i ndjekur nga Universiteti Stanford dhe MIT.

ARWU-ja prezanton çdo vit universitetet më të mira në botë që nga viti 2003. Këtë vit u vlerësuan më shumë se 2500 institucione dhe publikohen 1000 universitetet më të mira në botë. (Elona)