Foto nga VCG
Importet dhe eksportet e Shangait arritën në 2,45 trilionë juanë (rreth 340 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të këtij viti, 7,4 për qind më shumë nga viti në vit. Të dhënat nga dogana e Shangait, cituar nga “Xinhua”, treguan se eksportet e Shangait u rritën 9.3 për qind nga viti në vit në 995.9 miliardë juanë, ndërsa importet u rritën me 6 për qind në 1.45 trilionë juanë.
Importet e mallrave të konsumit dhe mallrave me shumicë nga Shangai u rritën me shpejtësi nga janari në korrik pasi kërkesa e brendshme vazhdoi të rritet. Vendi importoi 329.12 miliardë juanë mallra konsumi, 13.5 për qind më shumë nga viti në vit, duke përbërë 22.7 për qind të vlerës totale të importit të qytetit.
Gjatë së njëjtës periudhë, Shangai eksportoi 693.16 miliardë juanë produkte mekanike dhe elektrike, një rritje nga viti në vit prej 15.2 për qind, që përbën 69.6 për qind të vlerës totale të eksportit të qytetit. Midis artikujve, eksportet e automjeteve elektrike të pasagjerëve dhe baterive litium panë rritje të fuqishme, përkatësisht 159.5 për qind dhe 130 për qind nga viti në vit.
Tregtia e qytetit me Bashkimin Evropian, partnerin e tij më të madh tregtar, arriti në 500.19 miliardë juanë, 11.6 për qind më shumë nga viti në vit, duke përbërë 20.4 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të qytetit në shtatë muajt e parë.
Tregtia e Shangait me anëtarët e tjerë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) u rrit 5 për qind dhe ajo me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” u rrit me 3 për qind, duke zënë përkatësisht 32.7 për qind dhe 22.1 për qind të totalit. (Elona)