Gjermania jugore përfshihet nga stuhi të forta
2023-08-19 12:03:47

Foto nga VCG
Disa pjesë të Gjermanisë jugore u përfshinë të premten nga stuhi të forta që shkaktuan rrëzime pemësh dhe plagosjen e disa personave.
Reshjet përmbytën bodrumet dhe sistemet e transitit nëntokësor në veriperëndim të Bavarisë, shkruan “ATSH”.
Autoritetet thanë se ekipet e emergjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve gjatë gjithë natës. Një vozitës në anën austriake të liqenit të Konstancës, që ndodhet në kufirin gjerman, u zhduk gjatë stuhisë.
Një 71-vjeçar u plagos rëndë pasi një pemë ra sipër makinës së tij në qytetin Thurnau, rreth 15 kilometra larg Bayreuth.
Në Weissenburg-Gunzenhausen, tre persona, përfshirë një foshnjë 3-muajshe, u dërguan në spital pasi erërat rrëzuan rreth 40 pemë. (Elona)
Lajmet Kryesore
