
Foto nga VCG
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i takon Ukrainës të vendosë nëse janë plotësuar ose jo kushtet e duhura për të nisur bisedimet për paqe ndërsa përballet me agresionin rus. Deklarata e zotit Stoltenberg në Norvegji vjen pas komenteve të drejtorit të tij të kabinetit, Stian Jenssen, se Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë territor për një marrëveshje paqeje më Rusinë, shkruan “Panorama”. Më pas, zoti Jenssen tha se ishte penduar për komentet e tij.
“Mesazhi i tij, që është edhe masazhi im kryesor dhe mesazhi kryesor i NATO-s, është se politika e aleancës mbetet e pandryshuar, ne mbështesim Ukrainën”, - tha zoti Stoltenberg.
Në takimin e nivelit të lartë muajin e kaluar, NATO-ja njoftoi se do të ftojë Ukrainën për anëtarësim në aleancë kur të bien dakord vendet anëtare dhe të jenë plotësuar kushtet dhe se vendi ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet në mënyrë të pavarur nga Rusia.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ndërsa rezultati i takimit të NATO-s ishte pozitiv, idealja do ishte nëse Kievi do të kishte marrë ftesë anëtarësimi. (Elona)
