Zyrtari kontinental dënon “lëvizjen provokuese”të Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit
2023-08-19 14:35:28

Foto nga VCG

Një zyrtar i Zyrës së Punës në Tajvan të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dënoi ashpër të shtunën lëvizjen e re provokuese të Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit për të bashkëpunuar më tej me SHBA-në.

Zyrtari i bëri komentet në përgjigje të "tranzitit" të Lai Ching-te përmes SHBA-së, duke e përshkruar lëvizjen si përpjekje të paturpshme të Lait për t'u kapur pas mbështetjes së SHBA-së për të kërkuar "pavarësinë e Tajvanit".

Së fundmi, Lai vizitoi SHBA-në në emër të "tranzitit" gjatë rrugës për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Paraguajit. Lai gjithashtu propagandoi retorikën e "pavarësisë së Tajvanit" në një intervistë me Bloomberg dhe u takua me zyrtarë të lartë amerikanë në raste publike në Paraguaj, tha zyrtari.

Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit i janë përmbajtur me kokëfortësi qëndrimit separatist të "pavarësisë së Tajvanit", kanë provokuar  vazhdimisht dhe kërkuar mbështetje te SHBA-të për "pavarësinë e Tajvanit", tha zyrtari, duke shtuar se ata "kanë tradhtuar interesat e kombit kinez".

“Ne kemi një mesazh të qartë për palën amerikane që duhet t'i përmbahet me besnikëri parimit të një Kine dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA dhe të trajtojë çështjet që lidhen me Tajvanin me kujdes”, tha zyrtari.

Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë, vullnetin e vendosur dhe aftësitë e frikshme të qeverisë kineze dhe popullit kinez në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial, paralajmëroi zyrtari. (Çang Çuo)