Kina nis patrulla të përbashkëta dhe stërvitje ushtarake rreth Tajvanit
2023-08-19 14:24:09

Foto nga VCG

Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze nisi të shtunën patrullimet e përbashkëta ajrore e detare dhe stërvitjet ushtarake të marinës dhe forcave ajrore rreth ishullit të Tajvanit.

Patrullat dhe ushtrimet kanë për qëllim të trajnojnë koordinimin e anijeve ushtarake dhe aeroplanëve si dhe aftësinë e tyre për të kapur kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare, tha Shi Yi, një zëdhënës i komandës.

Aftësia e forcave të armatosura për të luftuar në kushte reale luftarake do të testohet, tha Shi, duke shtuar se patrullimet dhe stërvitjet shërbejnë si një paralajmërim i rreptë për marrëveshjet e fshehta të separatistëve të "pavarësisë së Tajvanit" me elementë të huaj dhe provokimet e tyre. (Çang Çuo)