
Foto nga VCG
Kina dhuroi 1 milion dollarë amerikanë për të mbështetur programin arsimor të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRËA).
Zeng Jixin, kreu i Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Shtetin e Palestinës, nënshkroi marrëveshjen e dhurimit me Karim Amer, drejtor i Partneriteteve në UNRËA, tha zyra në një deklaratë.
Nga donacioni do të përfitojnë 5,300 fëmijë refugjatë në pesë shkolla të UNRWA në të gjithë Rripin e Gazës, tha UNRËA në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, citon “Xinhua”.
Zeng tha se Kina e njeh plotësisht dhe e vlerëson shumë punën e UNRWA-s dhe ka ofruar ndihmë brenda kapacitetit të saj për ta mbështetur në përmbushjen e mandateve të saj, duke shtuar se Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të dhënë kontribute pozitive për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjeve palestineze, si dhe arritjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.
Amer falënderoi Kinën për kontributin dhe e përshëndeti si një partner me vlerë të madhe dhe donator në rritje për UNRWA.
"Është falë mbështetjes së qëndrueshme të donatorëve si qeveria e Kinës që UNRWA mund të ofrojë shërbime kritike për refugjatët palestinezë në të gjithë Lindjen e Mesme, pavarësisht sfidave të vazhdueshme", - tha Amer.
E themeluar në vitin 1949, UNRWA ka mandat për të ofruar ndihmë humanitare për refugjatët palestinezë. Pothuajse i gjithë financimi i saj vjen nga kontributet vullnetare. (Elona)
