Foto nga VCG
Provinca më veriore e Kinës, Heilongjiang, shënoi rritje 15.5 për qind nga viti në vit në tregtinë e saj të jashtme të mallrave në shtatë muajt e parë të vitit 2023.
Gjatë kësaj periudhe, importet e Heilongjiang u rritën 7.5 për qind nga viti në vit në 126.26 miliardë juanë, ndërsa eksportet u rritën me 49.8 për qind në 40.78 miliardë juanë, tregojnë të dhënat nga dogana e Harbinit, citon “Xinhua”.
Tregtia e provincës me vendet përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 131.25 miliardë juanë, 14.8 për qind më shumë nga viti në vit, duke përbërë 78.6 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të provincës. Tregtia e saj me anëtarët e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal u rrit 23.8 për qind në 15.97 miliardë juanë. (Elona)