Foto nga VCG
Për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të shërbimeve të saj publike kulturore, Kina do të nisë muajin e ardhshëm një konferencë vjetore për qendrat kulturore dhe një tjetër për bibliotekat, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Konferenca vjetore për qendrat kulturore do të mbahet më 4-5 shtator në Baotou, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore dhe konferenca vjetore për bibliotekat do të mbahet më 15-16 shtator në Zhengzhou, provincën Henan të Kinës Qendrore.
Sipas ministrisë, konferenca vjetore për bibliotekat do të paraqesë një sërë ngjarjesh akademike që fokusohen në tema si iniciativa e Kinës digjitale dhe bibliotekat inteligjente, bën të ditur “Xinhua”.
Gjatë konferencës për qendrat kulturore do të mbahen forume me një sërë temash, duke përfshirë trashëgiminë dhe zhvillimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale dhe transformimin e zgjuar të qendrave kulturore. (Elona)