Foto nga VCG
Kina ka rënë dakord të rifillojë importet e mishit të viçit nga Afrika e Jugut, duke njohur disa rajone në Afrikën e Jugut si zona pa sëmundje epidemie, njoftoi të premten Administrata e Përgjithshme e Doganave.
Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale kishin vendosur më parë një ndalim për importet e mishit të viçit të Afrikës së Jugut për shkak të një shpërthimi të infeksionit të njohur si “duar, këmbë e gojë”, bën të ditur “Xinhua”.
Që atëherë, Afrika e Jugut ka ndërmarrë në mënyrë aktive hapa të ndryshëm për të parandaluar dhe kontrolluar infeksionin, thuhet në deklaratë. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve përkatëse të dy vendeve dhe vlerësimit shkencor dhe konsultimit teknik, Kina ka njohur sistemin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Afrikën e Jugut në përputhje me ligjin dhe ka lëshuar zyrtarisht një njoftim për heqjen e ndalimit të eksportit të mishit të viçit nga rajonet përkatëse të Afrikës së Jugut në Kinë.
Kur importet përkatëse të hyjnë në vend, doganat e Kinës do të kryejnë inspektim dhe karantinë sipas ligjit për të garantuar sigurinë dhe higjienën e produkteve. (Elona)