Porti tokësor i Kinës trajton mbi 2000 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë
2023-08-19 11:40:30
Foto nga VCG
Porti Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore ka regjistruar mbi 2000 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë deri tani këtë vit, thanë të premten autoritetet lokale hekurudhore.
Që kur porti nisi shërbimin e tij të trenave të mallrave Kinë-Evropë në vitin 2013, ai ka trajtuar gjithsej më shumë se 13,000 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë, shkruan “Xinhua”.
Nga fillimi i këtij viti, porti tokësor ka ofruar një "kanal të gjelbër" për trenat e mallrave Kinë-Evropë, duke përmirësuar më tej efikasitetin operacional.
Aktualisht, 69 linja trenash mallrash Kinë-Evropë kalojnë përmes këtij porti, duke e lidhur Kinën me më shumë se 60 rajone në mbi 10 vende. (Elona)
Lajmet Kryesore