Shitjet e biletave të kinemave në Kinë arrijnë rekordin e verës
2023-08-19 12:05:20

Foto nga VCG

Kina ka shënuar një moment historik në të ardhurat e saj nga shitja e biletave në kinema gjatë verës, me fitime marramendëse prej 17.8 miliardë juanë (rreth 2.47 miliardë dollarë amerikanë). Shifrat nga Administrata e Filmit në Kinë zbuluan se të ardhurat nga arkëtimet për periudhën verore të filmave të këtij viti, e cila zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit, kanë thyer rekordin e mëparshëm prej 17.78 miliardë juanë të vendosur në 2019-n, citon “Xinhua”. Gjashtë vendet e para mbahen ekskluzivisht nga prodhimet vendase, me trillerin "Lost in the Stars" me shitjen më të madhe të biletave. (Elona)