Zjarri në Maui, jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave
2023-08-19 11:49:16

Foto nga VCG

Ndërsa mbi 110 persona humbën jetën tragjikisht dhe qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e zjarreve që shkrumbuan Mauin, shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave ka dhënë dorëheqjen. Herman Andayas, i cili u përball me kritika për vendimin e tij për të mos aktivizuar sistemin e paralajmërimit të sirenave, tha se dorëheqja e tij lidhej me arsye shëndetësore, shkruan “RTSH”.

Sistemi i sofistikuar i Maui-t, i cili përfshin 80 sirena rreth ishullit, testohet në ditën e parë të çdo muaji, toni i tij prej 60 sekondash është një pjesë normale e jetës në Lahaina. Por ditën e zjarrit, sirenat nuk ranë.

Më 16 gusht, Andaya këmbënguli se nuk i vinte keq për atë vendim. Ai tha se kishte frikë se njerëzit do të vraponin mes flakëve nëse do të kishin dëgjuar sirenat të binin.

Ditën e zjarrit, qytetarët në Lahaina ishin në shtëpi, pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga një uragan. (Elona)