India: Ukraina nuk do të jetë e ftuar në G20
2023-08-19 10:44:23

    Foto nga VCG

India nuk e ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e Grupit të 20 (G20) ekonomive të mëdha.

Samiti do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë, nën moton “Një tokë, një familje, një e ardhme”, shkruan “ATSH”.

Në samitin e G20-s të vitit të kaluar në ishullin indonezian të Balit, Ukraina ishte në krye të agjendës. Zelensky u shfaq në një video-telefonatë dhe prezantoi planin e tij të paqes prej 10 pikash atje për herë të parë.

Raportet thonë se India nuk e ftoi Ukrainën sepse G20-a kishte të bënte me rritjen dhe zhvillimin, jo çështjet e sigurisë globale. (Elona)