Projekti kinez vendos nën mbrojtje mbi 120 gjuhë dhe dialekte
2023-08-18 16:38:16

CFP

CFP

Një projekt për mbrojtjen e burimeve të gjuhës kineze i nisur në vitin 2015 ka përfunduar punën kërkimore dhe mbrojtëse në mbi 1700 vende në fazën e tij të parë në Kinë, duke mbuluar më shumë se 120 gjuhë dhe dialekte të vendit, tha Ministria e Arsimit në një konferencë shtypi në provincën Henan.

Një seri librash për gjuhët dhe dialektet e pakicave dhe vendeve të ndryshme etnike në Kinë, si dhe fenomenet e lidhura kulturore,  janë botuar në kuadër të projektit, tha Tian Lixin, kreu i departamentit të ministrisë për menaxhimin e informacionit gjuhësor, citon “Xinhua”.

Projekti përfundoi fazën e parë në vitin 2019 dhe filloi fazën e dytë në vitin 2021. (Elona)