CFP
Indeksi i çmimit të mallrave bregdetare me shumicë të Kinës ra 1 për qind në muaj në korrik, treguan të dhënat nga “Shanghai Shipping Exchange” (SSE), citon “Xinhua”. Muajin e kaluar, indeksi i përbërë i çmimeve për mallrat me shumicë bregdetare, i cili mat kostot e transportit në tregun e transportit bregdetar, ishte 950.75.
Në këtë periudhë, nën-indeksi për naftën e rafinuar shënoi rënien më të theksuar prej 2.5 për qind, i ndjekur nga ai i qymyrit dhe xeherorit të metalit, të cilët ranë përkatësisht me 1.5 për qind dhe 0.6 për qind.
Duke kundërshtuar tendencën e tkurrjes, indeksi i çmimeve për drithërat regjistroi një rritje prej 6.3 për qind nga muaji i kaluar.
Të dhënat zbuluan gjithashtu se nën-indeksi për naftën bruto mbeti i pandryshuar në baza mujore në korrik. (Elona)
CFP