Temperatura rekord në Turqi, termometri shënon mbi 49 gradë
2023-08-18 17:09:43

Turqi (Foto Panorama)

Turqi (Foto Panorama)

Turqia ka regjistruar temperaturë rekord prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040.  

Temperatura rekord është regjistruar të martën në provincën Eskishehër, shkroi ministri turk të Ambientit, Mehmet Ozhaseki, në një deklaratë në “X”.  

Rekordi paraprak është regjistruar më 2021-shin, 49.1 gradë Celsius, shkruan “Panorama”.  

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit me 11 gradë.  

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron te ndryshimet klimaterike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit. Sipas tij, ndonëse fenomeni “El Nino”, që aktualisht është aktiv, ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata.  

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vitet e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, ka thënë Onol, i cili ka parashikuar që piku i sezonit turistik në të ardhmen do të jetë në shtator dhe tetor. (Elona)