Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Ministria e Jashtme e Kinës tha të premten se do të marrë masa të fuqishme për të mbrojtur vendosmërisht sovranitetin kombëtar dhe integritetin e vet territorial, pasi zëvendëslideri i rajonit të Tajvanit të Kinës Lai Ching-te u ndal në Nju-Jork dhe San-Francisko.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin u shpreh se Kina e dënon ashpër vendimin e ShBA-së për të organizuar të ashtuquajturën "ndalesë" të Lait, duke thënë se kjo kishte dërguar sinjale seriozisht të gabuara për forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit."
"Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave themelore të Kinës, është baza e themelit politik të marrëdhënieve kino-amerikane dhe vija e parë e kuqe që nuk duhet kaluar në këto marrëdhënie," theksoi Wang.