7-mujori i parë, Kina vijon të mbetet partnerja e dytë më e madhe tregtare e Shqipërisë
2023-08-18 17:50:27

CFP

CFP

Kina ka vazhduar të jetë partnerja e dytë më e madhe e Shqipërisë edhe në shtatë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT), tregtia me Kinën në shtatëmujorin e parë 2023 përbën 7.6 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, duke zënë vendin e dytë pas Italisë me 30.4 % e duke lënë pas Greqinë e Turqinë, përkatësisht me 6.8 % e 6.7 %.

Edhe në baza mujore, në korrik pjesa e Kinës në tregtinë e jashtme të Shqipërisë, prej 7.8 %, u rendit e dyta, po pas asaj të Italisë 31.2 %, por më e madhe se vëllimi i tregtisë me Gjermaninë e Greqinë prej 6.6 % dhe 6.5 %.

Po në korrik dhe në shtatëmujorin e parë, Kina renditet ndër tre vendet e para me të cilat Shqipëria ka pasur rritje të importeve, përkatësisht 10. 1 % dhe 34.5 % në krahasim me të njëjtat periudha të vitit 2022. Një shtim të ndjeshëm, gati dyfish, kanë pasur edhe eksportet shqiptare në Kinë në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vjetshëm, duke arritur nga 316 milionë në 607 milionë lekë.  

Për sa u përket grupmallrave, pjesën më të madhe në importet nga Kina e zë kategoria “Makineri, pajisje dhe pjesë ndërtimi”, e pasuar nga “Materiale ndërtimi dhe metale” e  “Tekstile dhe këpucë”. (Artan)