Platforma e të mësuarit të thellë të Kinës tërheq mbi 8 milionë përdorues
2023-08-18 18:00:53

Platforma kineze e të mësuarit të thellë “PaddlePaddle” u ka shërbyer më shumë se 8 milionë përdoruesve dhe 220,000 ndërmarrjeve në mbarë botën. “PaddlePaddle” është nxjerrë nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Inxhinierike për Teknologjinë dhe Aplikacionin e Mësimit të Thellë. Ai u siguron përdoruesve një grup të pasur mjetesh dhe burimesh të nevojshme për të ndërtuar aplikacione të të mësuarit të thellë. Aktualisht, platforma ka krijuar 800,000 modele, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas qendrës, përdoruesit e saj vijnë nga një sërë sektorësh dhe industrish, duke përfshirë vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrore dhe rekomandimet inteligjente. (Elona)