Popullsia e Hong Kongut në mes të vitit 2023 ishte rritur me 2.1 për qind
2023-08-18 16:15:04

CFP

CFP

Popullsia e Hong Kongut ishte 7,498,100 në mesin e vitit 2023, 2,1 për qind më shumë se mesi i vitit 2022, sipas Departamentit të Regjistrimit dhe Statistikave të Qeverisë së Rajonit të Posaçëm  Administrativ të Hong Kongut. Sipas statistikave, cituar nga “Xinhua”, rritja e popullsisë i atribuohet kryesisht një fluksi neto prej 174,000 banorësh të Hong Kongut gjatë periudhës. Në këtë periudhë u regjistruan 32,600 lindje dhe 54,600 vdekje, duke rezultuar në një rënie natyrore të popullsisë prej 22,000.

Me lehtësimin gradual të masave të kontrollit të Covid 19 që nga gjysma e dytë e vitit 2022, shumë banorë të Hong Kongut që qëndruan jashtë territorit gjatë pandemisë u kthyen në vend. Ndërkohë, disa njerëz u pranuan në Hong Kong përmes skemave të ndryshme, duke rezultuar në një hyrje të madhe neto të banorëve të Hong Kongut në gjysmën e parë të 2023-shit, tha një zëdhënës i qeverisë HKSAR. (Elona)