Xi i dërgon mesazhi ngushëllimi Putinit për shpërthimin në pikën e karburantit në Makhachkala
2023-08-18 14:34:13

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazhi ngushëllimi homologut të tij rus Vladimir Putin për aksidentin e shpërthimit në pikën e karburantit në qytetin Makhachkala të Rusisë.

Xi u shpreh në mesazh se u trondit kur mësoi që në një pikë karburanti në Makhachkala ndodhi një aksident shpërthimi. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, ai shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe simpatinë e sinqertë për të afërmit e tyre.(Wang Lei/ Artan)