Udhëtimet urbane të pasagjerëve të Kinës rriten me 15 për qind në gjysmën e parë
2023-08-18 16:12:32

CFP

CFP

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve në zonat urbane të Kinës u rrit me 15 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”, tregojnë se 45.42 miliardë udhëtime pasagjerësh janë kryer në zonat urbane të Kinës gjatë kësaj periudhe, sipas Ministrisë së Transportit.

Në mënyrë të veçantë, numri i udhëtimeve të pasagjerëve të trajtuara nga rrjetet e tranzitit hekurudhor urban të Kinës u rrit me 45.9 për qind nga viti në vit në 13.64 miliardë, ndërsa ato përmes shërbimeve të trageteve u rritën me 113 për qind në 38.72 milionë.

Në të njëjtën periudhë, udhëtimet urbane të pasagjerëve të kryera me autobus dhe tramvaj arritën në 19.87 miliardë, 4.6 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa udhëtimet me taksi u rritën 6.8 për qind nga viti në vit në 11.87 miliardë, tregojnë të dhënat. (Elona)

CFP

CFP