CFP
CFP
Rreth 70 për qind e kompanive të logjistikës të anketuara nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve kanë parë një mjedis të përmirësuar biznesi në vend.
Anketa analizon mjedisin e biznesit për kompanitë logjistike nga dhjetë aspekte, si mjediset fiskale dhe financiare, shkruan “Xinhua”.
Mbi 60 për qind e ndërmarrjeve shtetërore të logjistikës të anketuara raportuan kushte më të mira biznesi se në vitin 2022. Gati 50 për qind e kompanive private të logjistikës të anketuara konsideruan se biznesi i tyre po përmirësohej.
Sipas sondazhit, sfidat më të rëndësishme janë konkurrenca e ashpër e tregut, kostot e larta operative dhe kërkesa e pamjaftueshme e tregut.
Megjithatë, anketa tregon se shumica e kompanive kanë besim në përmbushjen e objektivave të tyre vjetore. (Elona)
CFP