Kompanitë e sigurimit të Kinës trajtojnë 145,000 dëme në rajonet e goditura nga fatkeqësitë
2023-08-18 18:02:56

CFP

CFP

Vlera e pagesave dhe parapagesave nga kompanitë e sigurimeve kishte arritur në 2.54 miliardë juanë (352.85 milionë dollarë amerikanë) për 145,000 dëme në 16 rajonet e Kinës të prekura nga fatkeqësitë deri më 15 gusht, bën të ditur “Xinhua”. Administrata Kombëtare e Rregullores Financiare tha se numri i përgjithshëm i dëmeve të sigurimit në 16 rajonet ishte 266,000, me një humbje të vlerësuar me vlerë 9.76 miliardë juanë.

Pretendimet ishin kryesisht në gjashtë zona ku fatkeqësitë ishin më të rënda - Pekin dhe Tianjin dhe provincat e Hebei, Jilin, Heilongjiang dhe Fujian. Këto zona raportuan 245,000 pretendime me një humbje të vlerësuar prej 9.05 miliardë juanë.

Agjencia qeveritare tha se kishte mobilizuar institucionet bankare për të formuluar politika mbështetëse dhe për të rritur kreditimin për lehtësimin e fatkeqësive dhe rindërtimin pas katastrofës. (Elona)

CFP

CFP