Shpëtohen 38 emigrantë në Afrikën Perëndimore, më shumë se 60 dyshohet se kanë vdekur në Atlantik
2023-08-18 17:12:27

Emigrantët e shpëtuar (Foto RTSH)

Emigrantët e shpëtuar (Foto RTSH)

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u gjet në Cape Verde në Afrikën Perëndimore. 38 të tjerë, duke përfshirë fëmijë, u shpëtuan. Emigrantët ishin të gjithë nga Senegali.  

Anija prej druri u pa pothuajse 320 km larg Salit, pjesë e Cape Verde, nga një anije peshkimi spanjolle, e cila më pas njoftoi autoritetet, shkruan “RTSH”.  

Mes të mbijetuarve janë edhe katër fëmijë të moshës nga 12 deri në 16 vjeç, tha një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM).  

Të mbijetuarit mund të kenë përfunduar në Cape Verde, por pothuajse me siguri nuk ishte destinacioni i tyre i synuar. Ata mund të kenë pasur si qëllim të mbërrinin në Ishujt Kanarie, një territor spanjoll që shihet nga shumë njerëz si një rrugë drejt BE-së.  

Sipas IOM-it, ky është një nga udhëtimet më të rrezikshme që çdo emigrant mund të bëjë. (Elona)