
Të premten do të mbahet në "Camp David" të ShBA-së samiti ShBA-Japoni-Kore e Jugut. Sipas njoftimeve, në këtë samit Uashingtoni do të promovojë krijimin e një mekanizmi bashkëpunimi ndërmjet ShBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut. Ambasadori amerikan në Japoni Rahm Emanuel tha se ky takim do të ndryshojë rrënjësisht strukturën strategjike të rajonit Indo-Paqësor.
Më parë ShBA-ja ka krijuar mekanizmin e "Dialogut Katërpalësh të Sigurisë" (QUAD) së bashku me Japoninë, Indinë dhe Australinë, si edhe aleancën AUKUS bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë. Tani ShBA-ja po përpiqet përsëri të krijojë një aleancë trepalëshe ushtarake, këtë herë me Japoninë dhe Korenë e Jugut, si një NATO e vogël. Nëpërmjet zbatimit të "Strategjisë së Indo-Paqësorit", ShBA-ja ka krijuar konfrontim ndërmjet palëve e atmosferë të Luftës së Ftohtë në rajonin e Azi-Paqësorit, ka dëmtuar rendin e sigurisë rajonale dhe ka cenuar sigurinë strategjike të vendeve të tjera. Qëllimi i saj është për të mbrojtur hegjemoninë e vet. (Li Huailiang/Artan)
