Temperaturat e larta rekord rrezikojnë turizmin
2023-08-17 17:21:03

Spanjë/CFP

Spanjë/CFP

Këtë vit temperaturat globale arritën nivele rekord, duke ngritur pyetjen se çfarë lloj ndikimi mund të ketë kriza klimaterike në sektorin e turizmit dhe në ekonomitë e varura nga industria e turizmit, shkruan “RTSH”.  

Greqia, ku turizmi përbën 15% të PBB-së, evakuoi mbi 2000 pushues pas zjarreve që shpërthyen në ishullin Rodos. Athina mbylli Akropolin, pasi temperaturat arritën në 45°C, ndërsa në Romë, turistët janë kthyer më herët në shtëpi për shkak të valës së të nxehtit.  

Temperaturat në rritje jo vetëm që kanë përfunduar pushimet për shumë turistë, por ato madje i kanë ndaluar shumë prej tyre që t'i fillojnë ato.  

Linjat ajrore amerikane që fluturojnë drejt Las Vegasit, ku temperaturat arritën në 46°C, kanë zvogëluar numrin e pasagjerëve, ngarkesën e bagazheve  ose kanë vonuar fluturimet deri në uljen e temperaturave.  

Hawaii/CFP

Havai/CFP

Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimit tashmë operatorët po përballen me një rënie prej 10% të numrit të njerëzve që planifikojnë të vizitojnë Mesdheun në periudhën qershor-nëntor të këtij viti.  

Gjithashtu të dhënat flasin se turistët po shqyrtojnë mundësinë e udhëtimit drejt vendeve si Republika Çeke, Danimarka, Irlanda dhe Bullgaria. (Elona)