Një rrugë e re ngarkesash ajrore u hap të mërkurën, për të lidhur qytetin Ezhou në provincën Hubei të Kinës qendrore, me Abu Dhabin, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi “SF Airlines”.
Të mërkurën në mëngjes, një aeroplan mallrash “Boeing 747-400” u ngrit nga aeroporti “Ezhou Huahu”, aeroporti i parë i fokusuar në mallra në Kinë. Kjo shënoi nisjen e rrugës së parë të ngarkesave që lidh aeroportin me Lindjen e Mesme, njoftoi “SF Airlines”, transportuesi më i madh ajror i mallrave në Kinë. Një shërbim javor i ngarkesave ajrore vajtje-ardhje është planifikuar për këtë linjë, me një total prej rreth 200 tonësh kapacitet, shkruan “Xinhua”.
Rruga e re kryesisht do të trajtojë ngarkesat e përgjithshme, mallrat e tregtisë elektronike dhe dërgesat ekspres, duke ofruar logjistikë ajrore efikase dhe të besueshme midis Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas linjës ajrore të ngarkesave.
Me seli në Shenzhen, “SF Airlines” operon në më shumë se 90 destinacione në vend dhe në mbarë botën. (Elona)