Kina akordon 500 milionë juanë të tjerë për rindërtimin në gjashtë rajone të goditura nga fatkeqësitë
2023-08-17 15:33:11

CFP

CFP

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, planifikuesi ekonomik i vendit, njoftoi të martën se ka ndarë 500 milionë juanë të tjerë (rreth 69.7 milionë dollarë amerikanë) për të mbështetur rindërtimin e infrastrukturës dhe rifillimin e shërbimet publike bazë në zonat e goditura rëndë nga përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga shiu, bën të ditur “Xinhua”.

Financimi i qeverisë qendrore do të ndahet për provincat Hebei, Heilongjiang, Jilin, Fujian, si dhe komunat e Pekinit dhe Chongqing.

Reshjet e vazhdueshme të dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe fatkeqësi dytësore gjeologjike, duke çuar në viktima dhe humbje pronash në shumë pjesë të vendit. Financimi i ri i çoi në 700 milionë juanë fondet për rindërtimin emergjent. (Elona)