Numri i të vdekurve në ishullin Maui të Havait nga zjarri më vdekjeprurës në ShBA në më shumë se një shekull pritet të arrijë mbi 110, ndërsa banorët kërkojnë përgjigje dhe shprehin zemërimin që mosveprimi i qeverisë solli një humbje aq të madhe jetësh.
Foto:VCG
Një padi u ngrit të mërkurën kundër kompanisë kryesore të furnizimit me energji elektrike në Havai lidhur me zjarret vdekjeprurëse që kanë rënë në ishullin Maui duke filluar që nga 8 gushti.
“Hawaiian Electric” u akuzua për menaxhim të dobët dhe paaftësi në ndërmarrjen e veprimeve parandaluese në kohë, për të shmangur katastrofën.
Shkaku i zjarreve nuk është përcaktuar ende, por paditësit akuzuan kompaninë për pakujdesi në mosndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, pavarësisht parashikimeve meteorologjike se erërat e thata dhe të forta mund të krijonin kushte për rënien e zjarreve. Disa dokumente dhe raste tregojnë që “Hawaiian Electric” e ka pranuar se linjat elektrike ose instalimet e energjisë të rrëzuara krijojnë rrezik zjarri.
Janë shtruar pyetje nëse paralajmërimet për zjarr ishin të hershme a të forta sa duhet dhe nëse zyrtarët qeveritarë ishin përgatitur si duhet.
Foto:VCG
Disa të mbijetuar në Lahaina, qytet historik bregdetar që u shkatërrua pothuajse tërësisht nga zjarri, thanë se nuk kishte pasur paralajmërime. Të tjerë janë ankuar se ka munguar përgjigjja e qeverisë dhe se nevojat thelbësore të të mbijetuarve kanë mbetur të paplotësuara.
Siç mësohet, zjarri ra në mesnatë, por mesazhi i parë i alarmit u dërgua nëpërmjet rrjeteve sociale në orën 5:26 të mëngjesit. Gjithashtu, jo shumë larg vendit ku ra zjarri gjendet baza ushtarake amerikane në Havai, ku gjenden gati 40 mijë ushtarë amerikanë. Por, vetëm në ditën e tretë të rënies së zjarrit, Departamenti i Mbrojtjes deklaroi se mobilizoi forcat aktive për të mbështetur punën e shpëtimit.
I nxitur nga erërat me një shpejtësi 129 kilometra në orë, zjarri arriti një temperaturë 538 gradë celsius kur u zhvendos më 8 gusht nga kullotat e thata në Lahaina, një qytezë me 13 000 banorë.
Zjarri vdekjeprurës shkatërroi ose dëmtoi më shumë se 2 200 ndërtesa, 86 për qind e të cilave banesa, duke shkaktuar rreth 5.5 miliardë dollarë humbje.
Disa nga të zhvendosurit janë të pakënaqur me shpejtësinë e reagimit të qeverisë.
Foto:VCG
Foto:VCG
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) po ofron 700 dollarë për secilin nga banorët e zhvendosur për të mbuluar kostot e ushqimit, ujit, ndihmës së parë dhe furnizimeve mjekësore, përveç mbulimit të humbjes së shtëpive dhe pasurisë vetjake. Pagesa prej 700 dollarësh u quajt e pamjaftueshme nga disa përdorues në median sociale.
"A mund të shpjegojë dikush, ju lutem, se si qeveria jonë mund të dërgojë qindra miliarda në vende të tjera, por përdor qindarka kur njerëzit tanë kanë nevojë?" shkroi komentatori financiar Mark Wlosinski. "Kjo është fyese."