Xi Jinping-u uron Joko Widodo-n për 78-vjetorin e Republikës së Indonezisë
2023-08-17 14:51:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh urimi homologut të tij indonezian Joko Widodo, me rastin e 78-vjetorit të shpalljes së Republikës së Indonezisë.

Në mesazhin e urimit, Xi vuri në dukje se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve të Kinës me Indonezinë dhe që, nën drejtimin e përbashkët të tij e të presidentit Widodo, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur gjallërinë e madhe dhe është zgjeruar më tej struktura e të ashtuquajturit bashkëpunim "me katër rrota". "Pak kohë më parë, ne zhvilluam një takim frytdhënës në Chengdu dhe arritëm konsensus të rëndësishëm për bashkësinë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Indonezisë. Shpresoj të takohem përsëri me presidentin Widodo, që të diskutojmë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për ndërtimin e përbashkët të 'Një brez, një rrugë', duke dhënë kontribut për shtimin e mirëqenies së dy popujve dhe për nxitjen e lulëzimit e të qëndrueshmërisë së rajonit," u shpreh presidenti Xi.

Me këtë rast, edhe kryeministri i Kinës Li Qiang dhe ministri i Jashtëm Wang Yi u dërguan mesazhe urimi përkatësisht presidentit të Indonezisë Widodo dhe ministres së Jashtme të këtij vendi Retno Marsudi. (Wang Lei/ Artan)