Qeveria gjermane miraton projektligjin për legalizimin e kanabisit
2023-08-17 16:32:04

CFP

CFP

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën projektligjin për legalizimin e kanabisit rekreativ. Sipas projektligjit, posedimi i deri në 25 gramë kanabis për personat mbi 18 vjeç dhe kultivimi i maksimumit të tre bimëve për përdorim personal do të jetë i ligjshëm, shkruan “ATSH”.

Kanabisi do të vihet në dispozicion përmes shoqatave të veçanta, të ashtuquajturat klube të kanabisit.

Megjithatë, sipas projektligjit, kanabisi nuk mund të konsumohet në klube.

“Qëllimi i projektligjit është shmangia e tregut të zi dhe reduktimi i krimit të lidhur me drogën, frenimi i tregtimit të substancave toksike dhe ulja e numrit të konsumatorëve”,- tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.

Sipas tij, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve është një komponent qendror i të gjithë projektit.

Projektligji, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti, ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa Bundestagu pritet ta shqyrtojë atë pas pushimeve verore. (Elona)