Kina thekson sigurimin e furnizimit me ujë në katër rajone të prekura nga thatësira
2023-08-17 15:30:45

CFP

CFP

Ministria e Burimeve Ujore bëri thirrje të martën për përpjekje të gjithanshme për të luftuar thatësirën dhe për të siguruar furnizimin me ujë në katër rajone të goditura nga thatësira në pjesët veriore dhe veriperëndimore të vendit, bën të ditur “Xinhua”.

Që nga qershori i këtij viti, reshjet e grumbulluara në pjesë të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore, si dhe në provincën Gansu, në provincën Qinghai dhe në Rajonin Autonom Ningxia Hui në veriperëndim të vendit janë 30 për qind deri në 70 për qind më pak se zakonisht, sipas ministrisë.

Parashikimet e motit tregojnë se thatësira në zonat e përmendura do të vazhdojë deri në fund të gushtit për shkak të mungesës së shiut dhe rënies së nivelit të ujit të lumenjve, paralajmëroi ministria. Ministria theksoi përpjekjet për të përdorur burimet ujore dhe për të siguruar ujë të pijshëm të sigurt për banorët e zonave urbane dhe rurale. Ministria ka dërguar ekipe pune dhe grupe ekspertësh në të katër rajonet për të ofruar mbështetje në terren në punën për lehtësimin e thatësirës. (Elona)