CFP
Studiuesit kinezë kanë dhënë një pasqyrë të re në historinë rajonale të klimës në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore përmes analizës shkencore të unazave vjetore të pemëve në atë rajon.
Studimi u botua së fundmi në revistën “Palaeogeography, Palaeoclimatology, Palaeoecology”.
Studiuesit nga Kopshti Botanik Tropikal Xishuangbanna (XTBG) nën Akademinë Kineze të Shkencave, mblodhën mostra të Tsuga dumosa, një nga speciet më të vjetra të pemëve lokale, nga zona e malit Wuliang në Yunnan qendrore. Studiuesit më pas ndërtuan kronologjinë e unazës së pemës së Tsuga dumosa dhe analizuan lidhjen e saj me faktorët klimatikë. Ata zbuluan se disponueshmëria e lagështisë gjatë sezonit të pranverës deri në fillim të verës ishte faktori kryesor që kufizoi rritjen e pemëve të Tsuga dumosa në rajonin e malit Wuliang.
Bazuar në analizën, studimi zbulon luhatjet e thatësirës në zonë, bashkë me një rritje të shfaqjes së ngjarjeve ekstreme në dekadat e fundit.
CFP
Për më tepër, 11 vite ekstreme të thatësirës u identifikuan në këtë rajon gjatë dy shekujve të fundit, ku shumica e tyre janë konfirmuar nga dëshmi historike, shkruan “Xinhua”.
"Studimi na ndihmon të kuptojmë më thellë tendencat dhe modelet e ndryshimeve klimatike rajonale në një shkallë 100-vjeçare",- tha Fan Zexin, një studiues në XTBG.
"Studimi ynë po ashtu ofron informacion thelbësor për vlerësimin e ndryshimeve klimatike afatgjatë në këtë rajon”. (Elona)