foto nga CGTN
Disa javë më parë, reshje ekstreme shiu goditën Pekinin, Tianjin-in dhe provincën Hebei, si pasojë e tajfunit "Doksuri" në fund të korrikut, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që prekën një rajon me sipërfaqe sa Britania. Para alarmit të kuq për stuhi, pati temperatura të larta për disa javë me radhë, që arritën deri në 41.1 gradë celsius. Me ardhjen e stinës së korrjeve, cila është gjendja e tokave bujqësore pas temperaturave të larta, të pasuara nga reshjet e befasishme.
Li Weiyu, profesore e asociuar në Universitetin e Bujqësisë të Pekinit, që ka si specialitet kultivimin e sojës dhe misrit, vizitoi arat në distriktin Tongzhou në periferinë lindore të Pekinit, për të parë rritjen e sojës dhe të misrit.
“Në përgjithësi, kjo fushë është mirë, përveç gjatësisë së bimëve, që nuk është e njëjtë,” tha Li pas vëzhgimit te një fushë soje në një fermë prej 134 hektarësh në Tongzhou.
Ajo vuri në dukje se bimët e sojës po rriten tepër shpejt gjatë fazës së shumëzimit si pasojë e reshjeve të shumta. Li shtoi se është koha për të përdoruar disa unikonazole, që cilat janë rregullatorë për rritjen e bimëve, që ato të jenë më të shëndetshme dhe të kenë më shumë lule e bishtaja.
Sipas znj. Li, arat në distriktet veriore dhe lindore të Pekinit nuk u ndikuan nga stuhitë, sepse ato u paralajmëruan të hapnin kanale. Por menaxhimi pas shirave është kritik për sigurimin e prodhimit të drithërave.
foto nga CFP
Profesore Li theksoi se më e rëndësishmja pas shirave është lëvrimi dhe prashitja. Edhe masat e mbrojtjes së bimëve janë të nevojshme, sepse bimët mund të pësojnë dëmtime nga insektet.
Profesorët e universitetit vizitojnë shpesh vullnetarisht fermat në Pekin dhe shkëmbejnë mendime me menaxherët e tyre. Ata zbulojnë probleme dhe japin këshilla për masat paraprake. Megjithatë, temperatura e lartë disajavore para shirave të rrëmbyera, e thau dheun dhe kjo shkaktoi një thatësirë të paparë në këtë rajon.
Gjatë një vizitë të mëparshme në fushat e misrit, Li zbuloi se temperatura në sipërfaqen e dheut arriti në 71 gradë celsius.
“U sugjeruam fermerëve të ujitnin arat, por ata ngurronin ta bënin këtë për shkak të kostos së krahut të punës,” tha ajo.
Organizata Botërore e Meteorologjisë gjurmon dhe regjistron ngjarjet e motit ekstrem të çdo viti. Në raportin e saj "Gjendja e klimës globale 2022" zbulohet se ndryshimi klimatik ka shtuar ngjarje të tilla si thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit.
foto nga CFP
“Ndryshimi i klimës ka mundësi të shkaktojë temperatura ekstreme, stuhi, përmbytje dhe thatësira në mënyrë më të shpeshtë dhe më intensive çdo vit, gjë që shton pasigurinë për prodhimin e drithërave,” theksohet në një artikull shkencor në revistën “Frontiers”.
Për përballimin e motit ekstrem në bujqësi, duhen më shumë veprime aktive nga fermerët dhe shkencëtarët.
Li tha se po punon për zgjedhjen e materialeve për kultivimin e sojës dhe misrit me aftësi rezistente në një spektër të gjerë. Për sa u përket teknikave të kultivimit, ajo shpreson të përhapë kompostimin dhe ujitjen me pika për të siguruar prodhimin e qëndrueshëm të drithërave. (Wang Lei/ Artan)