Kina shqyrton urdhrin ekzekutiv të ShBA-së që kufizon investimet e huaja
2023-08-17 21:21:07

foto: VCG

foto: VCG

Kina po bën një vlerësim tërësor të urdhrit ekzekutiv të ShBA-së që kufizon investimet e huaja dhe do të marrë masat e nevojshme mbështetur në rezultatet e këtij vlerësimi, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Shu Jueting në një konferencë shtypi të enjten.

Më 10 gusht, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizon investimet amerikane në industritë e teknologjisë së përparuar në Kinë. (Artan)