Guangxi mbjell mbi 200.000 hektarë pemë në vit për 15 vjet
2023-08-17 17:08:55

CFP

CFP

Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore ka shtuar një mesatare vjetore prej më shumë se 3 milion mu (200.000 hektarë) sipërfaqe të pyllëzuara për 15 vjet rresht, bën  të ditur “Xinhua”. Shkalla e mbulimit të bimësisë së kullotave të rajonit ka arritur në 82.9 për qind, sipas zyrës pyjore në Guangxi.

Sipërfaqja e tokës shkëmbore të shkretëtirëzimit në rajon u ul me 7.2 milionë mu krahasuar me vitin 2016.

CFP

CFP

Guangxi ka miratuar mënyra të ndryshme për të shtuar gjelbërimin, duke përfshirë forcimin gjithëpërfshirës të pyllëzimit shkencor në pellgjet kryesore të lumenjve. Deri tani, sipërfaqja pyjore e mbjellë në Guangxi ka arritur në 134 milionë mu, që përbën rreth 10 për qind të totalit të vendit.

Cai Zhongping, drejtor i Zyrës Pyjore të rajonit, tha se vlera totale e prodhimit të industrisë së pylltarisë dhe kullotave të Guangxi pritet të kalojë 1 trilion juanë (rreth 139 miliardë dollarë amerikanë).  (Elona)

CFP

CFP