Në Pekin u zhvillua Java e Shkëmbimit të Kulturës dhe Artit për Rininë Ndërkombëtare, duke mbledhur gjashtëmbëdhjetë delegacione të të rinjve nga vende të ndryshme të botës, të cilët performuan me shfaqje kërcimi, këngë, rep dhe recitale me poezi. Synimi i këtij eventi ishte t'u ofronte të rinjve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, mundësinë për të nxitur miqësinë, si dhe për të thelluar të kuptuarit e tyre për kulturat e tjera.
Të rinjtë nga bota mblidhen në Pekin për të ndërtuar ura përmes artit
Në Pekin u zhvillua edicioni i 9-të i Javës së Shkëmbimit të Kulturës dhe Artit “Joy Dancing” të Rinisë Ndërkombëtare.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë fëmijë dhe adoleshentëve si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, të cilët performuan me shfaqje kërcimi, këngë, rep, djembe (një daulle e Afrikës Perëndimore) dhe recitale me poezi, duke shfaqur elemente kulturore rajonale dhe duke shprehur temat e harmonisë dhe paqes.
“Të gjitha shfaqjet në ceremoninë e hapjes u zgjodhën me përpikëri për të shfaqur perspektivat ndërkombëtare, karakteristikat e Pekinit dhe madhështinë e Kinës”,- deklaroi drejtuesi i ceremonisë Chen Xini.
China Daily
“Shumë tema bashkëkohore, si Iniciativa e Qytetërimit Global, 10-vjetori i nismës “Një brez, një rrugë”, ruajtja e biodiversitetit, trashëgimia kulturore jomateriale globale, vitalizimi rural dhe kultura tradicionale kineze, u ekspozuan përmes shprehjes artistike”, -tha Chen.
Veprimtaria e këtij viti përbëhej nga tre seksione kryesore, galaja e hapjes, një paraqitje arti dhe një program edukimi arti, për t'u ofruar të rinjve, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, mundësinë për të nxitur miqësinë, për të thelluar të kuptuarit e tyre për kulturat e tjera, si dhe përfshirjen në atmosferën kulturore të Pekinit.
Gjashtëmbëdhjetë delegacione të të rinjve, nga vende duke përfshirë Brazilin, Italinë, Nigerinë, Rusinë dhe Tajlandën, si dhe më shumë se 3000 të rinj nga e gjithë Kina, morën pjesë në shfaqje dhe aktivitete të shkëmbimit kulturor. Disa delegacione morën pjesë gjithashtu në eventet e organizuara në Ambasadat e Malit, Ganës, Kilit, Armenisë dhe Uzbekistanit.
Java e shkëmbimit u mbikëqyr nga Qendra e Shkencës dhe Kulturës e Kinës “Soong Ching Ling” për të Rinjtë dhe Shoqata Popullore e Pekinit për Miqësinë me Vendet e Huaja, dhe u bashkorganizua nga Shoqata Tregtare e Pekinit për Performanca.
“Nën temën “Rruga shumëngjyrëshe e Mëndafshit”, ne synojmë të nxisim mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve përmes shkëmbimeve të artit, të promovojmë lidhjet përmes dialogut dhe të krijojmë një kapitull të ri në bashkëpunimin “Një brez, një rrugë”, i cili paraqet konsultime të gjera, kontribut dhe përfitime të përbashkëta”,- deklaroi Wang Yanxia, nënkryetar i Shoqatës Popullore të Pekinit për Miqësinë me Vendet e Huaja.
Guo Xinbao, drejtor i Qendrës së Shkencës dhe Kulturës në Kinë “Soong Ching Ling” për të Rinjtë, thotë se programi “Joy Dancing” ka përqafuar frymën e Rrugës së lashtë të Mëndafshit që nga viti 2012, duke ftuar të rinj nga vendet përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit në shekullin XXI.
“Kjo nismë ka mbjellë farat e bashkëpunimit paqësor, hapjes dhe gjithëpërfshirjes, të mësuarit dhe përfitimit të ndërsjellë në zemrat e pjesëmarrësve të rinj dhe ka ndërtuar një platformë për shkëmbimin kulturor dhe të mësuarit midis të rinjve, duke i inkurajuar ata që të bëhen kontribues të rëndësishëm në bashkëpunim dhe në ndërtimin e “Një brez, një rrugë”,- tha Guo.
China Daily
Ekipi nga Tajlanda organizoi performancën e kërcimit “Amazing Thailand” në ceremoninë e hapjes dhe një anëtare e ekipit, Nantanut Boonbusakorn, mbajti një fjalim si përfaqësues i pjesëmarrësve ndërkombëtarë.
“Unë besoj se çdo vend ka sharmin e tij unik dhe besoj se çdo i ri në këtë skenë mund të bëhet një urë lidhëse midis kombeve. Nëpërmjet shkëmbimeve kulturore dhe artistike, ne mund të çojmë përpara mirëkuptimin dhe integrimin reciprok. Duke mësuar dhe kuptuar kulturat e ndryshme të botës, qytetërimet bëhen më të gjalla përmes shkëmbimeve dhe pasurohen përmes mësimit të ndërsjellë”,- tha ajo.