
CFP

CFP
Koreja e Veriut ka deklaruar se ushtari amerikan Travis King kaloi në territorin e saj muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor në ushtri”. Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, Travis King hyri ilegalisht në territorin e RPDK më 18 korrik.
Sipas raportit, ushtari kaloi vijën e demarkacionit ushtarak që ndan dy Koretë dhe më pas u mor në paraburgim nga ushtarët e RPDK-së në detyrë. Vetë King e kishte pranuar ndërhyrjen e tij të paligjshme, shkruan “Xinhua”.
Raporti thoshte se vendimi i King për të kaluar në vend ishte për shkak të ndjenjave të tij ndaj "keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor brenda ushtrisë së SHBA-së".
Ushtari shprehu gatishmërinë e tij për të kërkuar strehim në RPDK ose në një vend të tretë, duke thënë se ishte i zhgënjyer me pabarazinë e shoqërisë amerikane. Hetimi vazhdon, sipas agjencisë “KCNA”. (Elona)
