Inxhinieria biomjekësore kohët e fundit është shfaqur si një nga shkencat më të avancuara, në krahasim me shumë fusha të tjera inxhinierike. Profili i inxhinierit Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve. Në Shqipëri janë të paktë profesonistët në fushën e inxhinierisë biomjekësore. Njeri prej tyre është Ermand Mertenika, i cili në intervistë për Radio Ejani flet me pasion për profesionin e tij
Ermand Mertenika: Puna është një mision i përditshëm
Ermand Mertenika në profesion është inxhinier bio- mjekësor. I përshkushtuar në punën e tij, ai tregon se ky profesion është unik dhe se janë të paktë profesionistët në këtë fushë në Shqipëri.
Ermand Mertenika ( foto personale)
Ëndrra e tij ka qenë të bëhej mjek, por nuk e arriti dot deri në fund këtë ëndërr pasi mori drejtimin e inxhinierit bio-mjekësor.
Çdo ditë Ermandi kujdeset për pajisje të ndryshme mjekësore, të cilat herë pas here mund të pësojnë defekt.
CMG: Ermand kur nisi dëshira për t'u marrë me këtë profesion?
Ermand Mertenika: Gjithnjë më ka kuriozuar fakti se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e teknologjisë dhe ka qenë kjo një arsye e cila më shtynte vazhdimisht për t’u marrë me këtë fushë. Dikur shihja robotët mjeksore se si funksiononin dhe në fakt nuk arrija të kuptoja plotësisht funksionin e tyre .
Më pas me kalimin e kohës ne morëm nga vendet e zhvilluara dijet dhe formën e tyre per ta konkretizuar profesionin.
Krahas studimeve unë u integrova në kompani, të cilat jepnin edhe trajnime se si të mirëmbahen apo rregullohen pajisjet mjekësore.
CMG: A është kjo një fushë komplekse?
Ermand Mertenika: Po absolutisht, kërkon një ndërthurje dijesh në disa fusha.
Fillimisht kërkon të kesh dije bioinxhinierike, më pas ajo çka është e paevitueshme janë edhe dijet mjekësore. Duhet te dish në formë preçize termat të cilat të ndihmojë në mirëmbajtjen e tyre dhe kjo e bën tepër komplekse.
CMG: Aktualisht ju ku punoni?
Ermand Mertenika ( foto personale)2
Ermand Mertenika: Unë gjithmonë kam qenë i përfshirë dhe i punësuar në koorporata të mëdha,ende sot jam i punësuar në një korporatë e cila sjell dhe rregullon pajisjet mjekësore. Por ajo c'ka është më e rëndësishme trajnon mjeket se si t’i përdorin këto pajisje.
CMG: A mund të na i shpjegosh në terma se çfarë është Inxhinieria Bio- Mjekësore?
Ermand Mertenika: Inxhinieria biomjekësore (BME) ose inxhinieria mjekësore është aplikimi i parimeve dhe koncepteve inxhinierike të projektimit në mjekësi dhe biologji për qëllime të kujdesit shëndetësor (diagnostikues ose terapeutik).
Inxhinieria Biomjekesor “BME” është gjithashtu shkenca tradicionalisht logjike për të avancuar trajtimin e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë diagnostikimin, monitorimin dhe terapinë.
Gjithashtu i përfshirë në fushën e një inxhinieri biomjekësor është menaxhimi i pajisjeve mjekësore aktuale në spitale dhe klinika mjekësore, duke iu përmbajtur standardeve përkatëse të industrisë. Kjo përfshin prokurimin, testimin rutinë, mirëmbajtjen parandaluese dhe dhënien e rekomandimeve të pajisjeve, një rol i njohur gjithashtu si Specialist i Pajisjeve Biomjekësore (BMET) ose si inxhinieri klinike.
Inxhinieria biomjekësore kohët e fundit është shfaqur si një nga shkencat më të avancuara, në krahasim me shumë fusha të tjera inxhinierike.
Ermand Mertenika ( foto personale)3
CMG: Ju ndiqni vazhdimisht trajnime jashtë Shqiperisë?
Ermand Mertenika: Po patjeter kjo është një fushe e cila kërkon te punosh dhe te çertifikohesh vazhdimisht për të marrë edhe risite e reja.
Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar në disa shtete te ndryshme për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji Dentare ; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit. Profili i inxhinierit Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve.
CMG: A jeni i lumtur për punën që bëni?
Ermand Mertenika: Kjo degë mua më ka dhënë shumë privilegje dhe çdo gjë mendoj se ka qenë e shkruar.
Unë doja të isha mjek, por me doli një devijim i bukur ne jetën time.
Ermand Mertenika i ftuar ne RTSH ( foto personale)
Kam dhënë shumë kontribut çka më ka zgjuar çdo herë dhe më tepër dëshirën për të punuar për njerëzit. Pajisjet ju vijnë në ndihmë njerëzve dhe unë dua t'iu vij në ndihmë atyre . Puna ime është një mision i përditshëm.
Intervistoi Megi Latifi