Media amerikane: Populizmi i të bardhëve të krishterë, pengesë e shoqërisë amerikane
2023-08-17 14:49:34

foto nga CFP

foto nga CFP

Në një artikull të publikuar të martën në uebsajtin amerikan të lajmeve "The Fulcrum" shkruhet se populizmi i të bardhëve të krishterë, i përhapur gjerësisht në ShBA, ka dëmtuar sistemin politik të këtij vendi.

Në artikull vihet në dukje se populizmi i të bardhëve të krishterë integron supremacinë e të bardhëve, populizmin e racizmin dhe është bërë tani ideologjia kryesore e së djathtës ekstreme të amerikanëve të bardhë.

Sipas artikullit, kjo prirje ka pushtuar qeverinë e popullin amerikan dhe është bërë ideologjia ekstremiste kryesore në ShBA. Hija e kësaj prirjeje mund të gjendet në shumë ngjarje të dhunshme vitet e fundit në shoqërinë amerikane, si lëvizja në internet "QAnon", sulmi kundër "Kapitol Hillit" më 2020, si edhe shumë sulme raciste me armë zjarri.

Për shkak se kjo ideologji është e rrënjosur thellësisht në mendësinë e amerikanëve, shoqëria amerikane e ka të vështirë të shkëputet prej saj. (Wang Lei/ Artan)