Jep dorëheqjen trajneri i Kombëtares italiane të Futbollit, Roberto Mancini
2023-08-16 11:23:53

Foto nga VCG

Trajneri i Kombëtares së Italisë në futboll, Roberto Mancini, dha dorëheqjen duke i dhënë fund mandatit të tij në kombëtaren me të cilën fitoi titullin e kampionit të Evropës në vitin 2021. Federata Italiane e Futbollit lëshoi një deklaratë ku thuhet se Mancini dha dorëheqjen të hënën vonë, duke shtuar se një trajner i ri do të emërohet në ditët në vijim, shkaruan “ATSH”.

Federata ka pak kohë me ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024” kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës të planifikuara për 10 dhe 12 shtator. Mancini ishte trajner i Italisë që nga maji i vitit 2018.  (Elona)