Moskë, Konferenca mbi Sigurinë fokusohet te "aktualiteti i sigurisë globale në botën shumëpolare"
2023-08-16 15:31:26

foto nga CFP

Ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu mbajti fjalim në këtë konferencë/ foto nga CFP

Konferenca e 11-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë u zhvillua të martën në Moskë. Ceremonia e hapjes e saj kishte si temë "Aktualiteti i sigurisë globale në botën shumëpolare".

Në këtë konferencë, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pjesëmarrësit diskutuan për sigurinë në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme e Evropë dhe shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit në situatën e tanishme ndërkombëtare e rajonale, për nxitjen e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë në botë e në rajon.

Me ftesën e palës ruse, ishin të pranishëm në këtë konferencë mbi 800 përfaqësues nga 76 vende, si Kina, Bjellorusia, Afrika e Jugut etj., dhe nga tetë organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait etj.

Ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu mbajti fjalim në këtë konferencë/ foto nga CFP

Në fjalimin e tij në konferencë, ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu tha se Nisma e Sigurisë Globale e paraqitur nga pala kineze, ofron rrugëzgjidhjen e Kinës për daljen nga vështirësitë në fushën e sigurisë dhe për mbrojtjen e paqes botërore. Pala kineze shpreson ta vërë këtë nismë në praktikë bashkë me vendet e tjera, për t'i dhënë botës së trazuar më shumë qëndrueshmëri dhe energji pozitive.

Ministri kinez vuri në dukje gjithashtu se problemi i Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe në të nuk lejohet në asnjë mënyrë ndërhyrja e huaj. Ribashkimi i Kinës është prirje historike dhe të gjitha orvatjet për "frenimin e Kinës ndërmjet Tajvanit" do të dështojnë. (Wang Lei/ Artan)